Në Singapor, një nënë e infektuar me koronavirus gjatë shtatzënisë lindi një fëmijë që kishte antitrupa, gjë që u dha shkencëtarëve prova të reja se koronavirusi mund të transmetohet nga nëna te fetusi.
Foshnja, që lindi këtë muaj, nuk ishte infektuar nga koronavirusi, por kishte antitrupa, shkruan Straits Times, transmeton portal arbresh.info
“Mjeku im supozon që unë i kam transmetuar antitrupat e mia foshnjës gjatë shtatzënisë”, tha Celine Ng-Ccan.
Je shtatzënë dhe me COVID? Zhduki menjëherë nga tryeza këto ushqime!
Ajo kishte një formë të lehtë të infeksionit dhe kaloi dy javë në spital për parandalim. Organizata Botërore e Shëndetësisë ende nuk e di nëse gratë shtatzëna mund të transmetojnë infeksionin tek fetusi gjatë shtatzënisë ose lindjes, megjithatë, ky rast ka treguar se është e mundur.
Deri më sot, virusi nuk është gjetur në lëngjet përreth foshnjës në mitër ose në qumështin e gjirit. Transmetimi i virusit nga nëna te i porsalinduri është i rrallë, thanë mjekët nga Universiteti Neë York-Presbyterian dhe Columbia gjatë një studimi të kryer në tetor./arbresh.info/
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...