ADN-ja është ndryshuar për herë të parë në një embrion njerëzor, nga disa shkencëtarë në Britani.
Ekipi nga Instituti Francis Crick, janë duke shpalosur misterin e momenteve të para të jetës.
Kuptimi i asaj se çfarë ndodh pasi spermatozoidi fertilizon vezën, mund të hap rrugë për përmirësimin e teknikave të IVF si dhe mund të ofroj shpjegim pse disa gra përjetojnë abort spontan.
Shkencëtaret janë duke eksploruar disa nga transformimet befasuese.
Të gjithë kemi ardhur nga një vezë e vetme e fertilizuar në një qenie njerëzore, të ndërtuar nga inde të ndryshme, duke filluar nga ato të eshtrave e deri tek ato që ju mundësojnë të lexoni këtë artikull.
Hapat e parë të këtij udhëtimi janë kritik dhe pak të njohur.
Ndërhyrja në AND u ka mundësuar ekipit të studiuesve që të “shuajnë” një gjen, i cili dyshohet të ketë rëndësi të madhe.
Përmes teknikes Crispr-Cas9, në mesin e miliarda kodeve gjenetike, ata kanë shënjestruar ADN-në dhe kanë ndaluar punën e këtij gjeni.
Me shumë gjasë nuk keni dëgjuar për të, mirëpo gjeni OCT4, është qenësor në zhvillimet e hershme.
Edhe pse ende nuk është plotësisht i kuptueshëm, mund të themi që ka rolin e një gjenerali të ushtrisë, që jep komandë për të mbajtur zhvillimin në rrugën e duhur.
Pas këtij eksperimenti, shkencëtaret kanë përcjellë zhvillimin e embrioneve pa OCT4, për shtatë ditë.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve