Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin të mbetur në sipërfaqe brenda disa minutave. Në këtë përfundim ka dalë një studim i pabotuar i kryer nga shkencëtarët e Departamentit Amerikan të Sigurisë së Atdheut, që nuk është shqyrtuar ende nga ekspertë të pavarur.
Rezultatet e tyre sugjerojnë që rrezatimi nga rrezet ultraviolet mund të dëmtojë materialin gjenetik të virusit dhe të pengojë aftësinë e tij për t’u riprodhuar në sipërfaqe. Nuk ka asnjë provë që rrezet UV mund të vrasin koronavirusin kur ndodhen në trup.
Provat u zbuluan në konferencën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë nga zyrtari Bill Bryan, dhe shkaktoi një ide të çuditshëm nga Presidenti Donald Trump.
Shkencëtarët hodhën poshtë idenë e përdorimit të rrezeve UV si një terapi dhe iu lutën publikut që të mos e ekspozojnë veten ndaj rrezatimit të dëmshëm, që dëshmon se shkakton kancer të lëkurës. Po ashtu prodhuesit e produkteve të dezinfektantëve bënë thirrje të mos përdoren në trupin e njeriut apo të konsumohen.
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...