Prej shumë kohës është folur për rëndësinë e gjumit, që ka një rëndësi shumë të madhe për funksionimin e mirë të trupit tonë.
Gjumi është i rëndësishëm për funksionimin e duhur, përqendrimin, motivimin dhe kryerjen me sukses të detyrave të përditshme, por pavarësisht paralajmërimeve dhe këshillave të shpeshta, njerëzit nuk e zbatojnë rregullin për të fjetur rreth 8 orë, transmeton portal arbresh.info
Dr. Rebecca Robbins shpjegoi se çfarë ndodh me trurin kur flëm më pak se gjashtë orë dhe se si ndikon kjo në organizmin tonë.
“Nëse fleni tetë orë një natë dhe ndryshoni ritmin natën tjetër, në fakt ju jeni duke i dërguar trupit tuaj një mesazh për t’u përshtatur. Çdo herë tjetër që shkoni në shtrat bëhet një sfidë për të dhe e ngatërron atë. Toksinat që lëshon më pas truri mund të çojnë në komplikime serioze dhe probleme si çmenduria”, tha ajo.
Gjithashtu, hulumtimet kanë treguar se ata që nuk flenë mjaftueshëm kanë një shans më të lartë për t’u prekur nga gripi dhe viruse të ndryshme sepse imuniteti bie dhe njerëzit bëhen më të ndjeshëm.
Sipas Robbins, orari i saktë për të shkuar në shtrat dhe për t’u zgjuar është çelësi për ruajtjen e shëndetit të mirë. “Shumë njerëz mendojnë se vetëm fëmijët duhet të kenë një rutinë të mirë të gjumit, por edhe të rriturit kanë nevojë për të”.
Robbins sugjeron që të mos përdorni telefonin para se të shkoni në shtrat, por të merrni disa minuta për të medituar dhe më pas të bini në gjumë. Gjithashtu, nëse zgjoheni aksidentalisht gjatë natës, mos e merrni telefonin. Mundohuni që të qetësoheni dhe të meditoni./arbresh.info/
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...