A e dini se me vetëm dy përbërës dhe një procedurë të thjeshtë ju mund të hiqni qafe ftohjen dhe gripin për vetëm dy ditë?
Zgjidhja qëndron në kuzhinën tuaj, prandaj është koha që të provoni këtë recetë të thjeshtë.
Të gjithë i dimë përfitimet e mjaltit derisa kanella konsiderohet si një nga erëzat më të shëndetshme.
Kombinimi i këtyre dy përbërësve është i mahnitshëm sidomos kur bëhet fjalë për ftohje dhe grip.
Pija që e gjeni më poshtë e forcon imunitetin tuaj, ndihmon me lodhjen kronike, kollitjen e vazhdueshme, ftohjet, gripin si dhe ndihmon me problemet me sinusin.
Të dy përbërësit kanë efekte anti-virale, anti-bakteriale që mund të largojnë infeksionet e ndryshme në trupin tonë, transmeton Klan Kosova.
Përbërësit:
1 lugë gjellë mjaltë
2 lugë gjelle pluhur kanelle
Përgatitja:
Përzieni të dy përbërësit në një decilitër ujë të vakët derisa të shkrihen.
Si ta konsumoni?
Konsumojeni këtë pije dy herë në ditë, preferohet për tri ditë rradhazi.
Nëse doni, mund ta konsumoni këtë përzierje edhe pa ujë.
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...