Këtë të martë në emisionin “Opinion” u diskutua rreth çështjes së legalizimit të kanabisit mjekësor që kryeministri Edi Rama e njoftoi pas publikimit të rezultateve të Këshillimit Kombëtar.
Mjeku Andrin Tahiri, shef i repartit të toksikologjisë në QSUT, ka shpjeguar për cilat sëmundje përdoret kanabisi në mjekësi.
“Kanabisi në mjekësi ka vlera të kufizuara. Të kufizuara, pra që nuk është se ka përdorim të gjerë në shumë patologji. Kur them vlera të kufizuara terapeutike them në bazë të studimeve apo grumbullimeve klinike. Për shembull, po e theksoj, tek të rriturit që janë në kimioterapi përdoret si një terapi shtesë, ose alternativë ndaj të vjellave që kanë pacientët e tillë, kur nuk funksionojnë anti-emetikët. Përdoret si alternativë kundër dhimbjes, përsëri tek të rriturit, e theksoj, sepse tek adoloshentët kemi probleme ndaj duhet ta theksoj. Tek të rriturit që kanë dhimbje kronike. Referimet janë që kanë rezultate të kënaqshme. Përdoret tek disa lloje kancerash, pra disa tumore malinje, pra në disa lloje dhe stade të caktuara. Përdoret tek pacientët me HIV/AIDS. Përdoret për stimulimin e oreksit dhe si anti-emetik. Në Gjermani në 20211 është përdorur për mpacientët me sklerozën multiple”.
Sa i përket Shqipërisë dhe nëse ka kërkesë për përdorimin e kanabisit mjekësor, Tahiri tha se “janë raste sporadike”. “Është më shumë diskutime mes kolegësh apo familjarë pacientësh që lexojnë dhe kërkojnë një zgjidhje të tillë”, shtoi ai./tvklan.al
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit