Presidenti Barack Obama po kërkon që të investohen 215 millionë dollarë për një nismë të re të shëndetësisë, e cila do të ndihmonte në përshtatjen e trajtimit mjekësor të njerëzve me gjenet e tyre.
Presidenti Obama propozoi sot që shumica e fondeve t’i jepet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe degës së tij, Institutit Kombëtar të Kancerit, për krijimin e “ilaçit të saktë”, një trajtim që do të zëvendësonte trajtimin me një mjekim që t’i përshtatet të gjithëve.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se “shumica e trajtimeve të deritanishme janë menduar për pacientin e zakonshëm dhe si rezultat, ato mund të jenë të sukeseshme tek disa pacientë, por jo për disa të tjerë”.
Fondet e kërkuara nga Presidenti do të përdoren për grumbullimin e gjeneve, të dhënave kimike dhe të stilit të jetesës nga një milionë vullnetarë, të cilët do të përfshihen në studim, për të përcaktuar se si variantet gjenetike ndikojnë tek shëndeti dhe sëmundjet e njerëzve. Por fillimisht, nisma, e cila është pjesë e buxhetit të Presidentit për vitin 2016, duhet të miratohet nga Kongresi i kontrolluar nga republikanët.
Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?
1 Qershori, Edi Rama uron fëmijët
Vetaksident tragjik në Pavlan të Pejës, vetura merr flakë pa...
Policia shqiptoi mbi 1,700 gjoba brenda një dite në Kosovë
Bastisje në Gjakovë, sekuestrohen disa armë dhe mbi 400 fish...
Enrique flet për vajzën e tij të ndjerë pas finales, por nuk...