Pesë persona janë arrestuar pasi kishin shtënë me armë zjarri në fshatin Rogovë të Gjakovës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, janë kryer edhe bastisje në lokacione të ndryshme ju janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 77 fishekë, një armë automatike EN MP5 9X19 me 39 fishekë 7.62x39mm, një armë SA-47 me tre karikator me 56 fishekë te kal.7.62x39mm, një armë e shkurt pistoletë me dy karikator dhe 23 fishekë 9×19, një karikator i revoles 9×19 mm dhe 268 fishekë 9×19 mm. si dhe disa gëzhoja, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Fshati Rugove-Gjakovë,31.05.2025-22:00. Janë arrestuar pesë persona te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin shtënë me armë zjarri në fshatin e lartcekur. Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarëve dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion me sa vijon: një pushkë gjuetie me shtatëdhjetë e shtatë (77) fishekë, një armë automatike EN MP5 9X19 me tridhjetë e nëntë (39) fishekë 7.62x39mm, një armë SA-47 me tre karikator me pesëdhjetë e gjashtë (56) fishekë te kal.7.62x39mm, një armë e shkurt pistoletë me dy karikator dhe njëzet e tre (23) fishekë 9×19, një karikator i revoles 9×19 mm dhe dyqind e gjashtëdhjetë e tetë (268) fishekë 9×19 mm. si dhe disa gëzhoja. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s