Gjatë verës, gërvishtjet dhe të djegurat te fëmijët dhe të rriturit janë më të shpeshta. Kjo pasi më shumë kohë kalojmë në natyrë dhe jemi më aktivë. Rregulla bazë është që së pari të pastrohet vendi i lënduar.
Së pari lejoni që gjaku të rrjedhë. Kjo ndihmon në shërim. Më pas plagën e pastroni me pak ujë, me pak sapun dhe përsëri e shpëlani.
Me kujdes hiqni gjithçka që mund të infektojë plagën (barin, rërën) dhe përsëri e shpëlani.
Në rast të plagëve më të thella dhe më të rënda, veproni kështu:
HAPI I PARË: Ndaloni gjakderdhjen. Vendosni garzë dhe e mbani për 5 minuta, për të parandaluar trashjen e gjakut.
HAPI I DYTË: Pjesën e lënduar e mbani lart.
HAPI I TRETË: Plagën mos e prekni shumë, e lini të shërohet. Për gërvishtje të vogla mund të përdorni dhe mjaltë dhe aloe vera. Mjalti po ashtu ka efekt edhe në shërimin e të djegurave dhe të plagëve të thella.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...