Sipas studimeve të reja, përdorimi i kokainës për vetëm një herë, mund të jetë i mjaftueshëm që një person të krijoj varësi nga kjo drogë.
Kokaina, edhe tek përdoruesit e rrallë, shkakton lirimin e dopaminës në regjionin e trurit i cili lidhet me varësinë.
Kjo mund të shkaktoj dëshirë për të konsumuar drogën në të ardhmen, madje vetëm duke parë ndonjë fotografi të saj.
Sipas këtij studimi shumë përdorues të kokainës, mund të kenë ecur shumë në rrugën e varësisë, se sa që mendojnë ata.
Pas këtij studimi është profesori Marco Leyton, ekspert në droga dhe varësinë ndaj tyre, nga Universiteti McGill në Montreal.
“Ky studim ofron fakte për disa karakteristika të sinjaleve të trurit tek personat që kane zhvilluar varësi, sinjale këto që janë prezente shumë më herët se sa që kemi imagjinuar” ka thënë Leyton.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...