Studimet e fundit kanë dhënë një shenjë pozitive në lidhje me konsumimin e mishit të kuq.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se konsumimi i mishit të kuq nuk ndikon në presionin e gjakut dhe në kolesterol, transmeton arbresh.info.
“Ne kemi gjetur se konsumimi i mishit të kuq në sasi të kontrolluar nuk ndikon në presion të gjakut dhe në kolesterol”, tha Lauren O’Connor.
Hulumtuesit kanë mbledhur të dhënat nga 24 njerëz që konsumojnë mish të kuq në sasi të caktuar dhe kanë ardhur në përfundim se sasi e kontrolluar e konsumimit të mishit të kuq nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin.
Profesoresha e Univeristeti Purdue, Wayne Campbell, ka theksuar se gjatë 20 viteve të fundit është rekomanduar që të konsumohet sa më pak mish i kur, megjithatë sipas saj një dietë pa mish të kuq është e gabuar.
“Mishi i kuq është burim i proteinave dhe hekurit”, ka theksuar ajo. Sipas saj mishi i kur duhet të jetë pjesë e dietave.
Hulumtuesit thonë se rekomandimet për të kufizuar mishin e kuq vijnë kryesisht nga studimet që kanë të bëjnë me sëmundjet e zemrës. /Arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën