Mbingarkesa në Qendrën Klinike Universitare flet për një anashkalim të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor. Dhe e gjithë kjo ndikon edhe në cilësinë e shërbimeve.
Specialistë të mjekësisë familjare vazhdojnë të bëjnë thirrje duke theksuar se qendrat e mjekësisë familjare i kanë kapacitetet për një gamë të gjerë shërbimesh.
“Mjeku familjar është porta e parë dhe kontakti i parë i pacientëve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Ofron parandalimin e sëmundjeve, ndërgjegjësimin dhe edukimin shëndetësor, trajton pacientët dhe ofron mjekim ndaj sëmundjeve, ndërhyrje edhe në raste kirurgjike, imunizim….”, thekon Arieta Pula, Specialiste e mjekësisë familjare.
Ndërkohë që drejtues të klinikave të Qendrës Universitare, vënë në pah se paraqitja e rasteve jourgjente nëpër klinika vështirëson punën në trajtimin e pacientëve që kanë nevojë të menjëhershme.
“Këtu duhet të vijnë rastet më të rënda kurse përballemi me situata ku pacientë me probleme jo urgjente për diçka të panevojshme kërkojnë trajtim në Emergjencë. Kjo na detyron shpesh të zhvendosim vëmendjen nga një rast i rëndë për të përfunduar sa më shpejt raste që nuk do të duhej të trajtoheshin në këtë spitale rajonale apo QKMF”, tha Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.
Qendra e Emergjencës, në vazhdimësi u bën thirrje pacientëve që ta ndjekin rrugën e duhur të trajtimit, duke mos anashkaluar qendrat familjare, duke nënvizuar se vetëm rastet e domosdoshme të referohen në QKUK, për të shmangur mbingarkesën dhe për të garantuar trajtim cilësor për rastet urgjente./RTK
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...