Meshkujt të cilëve u bien flokët apo u thinjen në një moshë të re janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë sëmundje të zemrës para se t’i mbushin 40 vjet.
Sipas studimit, edhe rënia e flokëve dhe thinja e parakohshme e flokëve shërbejnë si indikatorë të fortë të rrezikut për sëmundje të zemrës, transmeton Telegrafi.
Studimi ka krahasuar 790 meshkuj me sëmundje të artereve koronare nën moshën 40 vjet, dhe 1.270 meshkuj të shëndetshëm të moshës së njëjtë.
Pastaj studiuesit, në bazë të eksperimenteve të ndryshme, kishin zbuluar se meshkujt e rinj me sëmundje të artereve koronare janë dukshëm më të prirë të kenë thinja të parakohshme apo t’u bien flokët sesa individëve të shëndetshëm.
Në fakt, rënia e flokëve te meshkujt ishte ndërlidhur me një rrezik 5.6 fish më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të artereve koronare, ndërsa thinja e parakohshme ishte ndërlidhur me rrezik 5.3 fish më të madh.
Veç këtyre, edhe obeziteti, diabeti, shtypja e lartë e gjakut, historia familjare, indeksi i masës trupore, etj., kishin qenë indikatorë të sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit