Nëse nuk e dini grupin e gjakut, është koha ta mësoni, pasi mund të zbulojë disa informacione interesante për shëndetin.
Studimi më i fundit, i publikuar gjatë Kongresit të Katërt Botëror të Heart Failure 2017, arriti në përfundimin se grupi i gjakut mund të përcaktojë nëse rrezikoheni nga ataku në zemër.
Hulumtuesit analizuan të dhënat e më shumë se 1,300,000 njerëzve nga 9 studime të mëparshme dhe arritën në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A, B ose të tipit AB ishin 9% më të rrezikuar të pësonin atak në zemër krahasuar me ata me grup gjaku 0. Mekanizmi ekzakt pas rritjes së rrezikut për atak në zemër nuk është akoma i qartë.
Megjithatë ekziston mundësia që njerëzit me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim më të lartë të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut, që quhet faktori von Willebrand, i cili mund të shkaktojë bllokim të arterieve e si pasojë edhe atak në zemër.
Duhet thënë që meshkujt me grup gjaku jo-0 janë gjithashtu më të rrezikuar nga impotenca seksuale
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...