Sipas ekspertëve dhe kërkimeve të reja shkencore, mënyra se si e gatuajmë orizin mund të na dërgojë drejt diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Gatimi i orizit në tenxhere derisa uji të avullojë, nuk është aspak e shëndetshme, transmeton portal arbresh.info
Kjo metodë mund të jetë e pamjaftueshme për të hequr arsenikun nga orizi, i cili përmban toksina dhe pesticide që gjenden në tokë.
Sipas këshillave, mënyra më e sigurt për të gatuar orizin është ta lini në një tenxhere të qëndrojë në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas ta shpëlani në mëngjes derisa uji të bëhet i pastër.
Prania e arsenikut në këtë ushqim u vërtetua nga profesori i shkencave biologjike Andy Meharg, i cili testoi gatimin e orizit duke përdorur tre metoda.

Metoda e parë
Profesori testoi mënyrën më të zakonshme të gatimit. Ai vendosi dy pjesë ujë në njëren pjesë të orizit dhe pasi uji u avullua, niveli i arsenikut nuk ndryshoi.
Metoda e dytë
Ai morri pesë pjesë të njejta të orizit dhe i vendosi në ujë. Orizi i tepërt hidhej jashtë gjatë gatimit, kështu që niveli i arsenikut ishte gjysma më i ulët.
Metoda e tretë
Ai e vendosi orizin në ujë gjatë natës dhe më pas gjeti se kishte 80 përqind më pak grimca toksike se më parë./arbresh.info/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...