
Një grua me një maskë mbrojtëse për fytyrën ecën nëpër Piazza del Duomo, përpara Duomo, në Milano qendrore. Andreas SOLARO / AFP
Mbajtja e maskës në fytyrë dhe distanca sociale mund të zgjasin për disa vite derisa të kthehemi në normalitet, parashikoi epidemiologia kryesore britanike Mary Ramsey.
Ajo theksoi se masat e mbrojtjes kundër koronavirusit mund të jenë në fuqi derisa edhe vendet tjera të zbatojnë me sukses vaksinimin, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info
Ramsey theksoi se kthimi i ngjarjeve të mëdha me audiencë kërkon monitorim të kujdesshëm dhe udhëzime të qarta mbi të qëndruarit të sigurtë dhe të mbrojtur nga infeksioni.
Sipas saj, vendet që kanë pranuar kufizime të tilla, kanë një ekonomi që është funksionale.
“Njerëzit janë mësuar me këto kufizime të nivelit më të ulët dhe njerëzit mund të jetojnë me to, dhe ekonomia mund të vazhdojë ende me ato kufizime më pak të rrepta”, tha Ramsey./arbresh.info/
Juventusi tronditet në shtëpi nga Fiorentina, rrezikon pjesë...
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...
Aeroplani i kompanisë kroate del nga pista në Split dhe gode...
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...