Një studim i ri ka zbuluar se seksi mund ta përmirësojë performancën e njerëzve në teste të memories afatshkurtër.
Ky studim i konfirmon studimet e mëhershme të cilat kishin sugjeruar se seksi mund ta përmirësojë funksionin kognitiv përmes shumë mënyrave, transmeton Telegrafi.
Memoria e njerëzve është e papërsosur. Truri jon mund të krijojë kujtime të rrejshme, dhe sa më shumë që plakemi aq më vështirë e kemi t’i mbajmë gjërat në mend.
Normalisht neve nuk na duket kjo ndonjë gjë e madhe derisa shndërrohet në diçka serioze – p.sh. zhvillojmë sëmundje truri si Alzheimeri.
Duke marrë parasysh se memoria është një prej pjesëve më të rëndësishme të trupit të njeriut, shkencëtarët vazhdimisht bëjnë hulumtime për përmirësimin e saj.
Sipas hulumtimeve të reja, rezulton se seksi mund të jetë një nga mënyrat se si mund ta ngadalësoni procesin e humbjes së memories.
Rezultatet kanë treguar se aq më i shpeshtë që është aktiviteti seksual, duke përfshirë puthjet dhe afërsinë emocionale, aq më e mirë është memoria.
Përndryshe ky studim është publikuar në revistën ‘Archives of Sexual Behavior’.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës