Ata të cilët vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut do të duhej të përfshinin mënyrën e këtillë të ushqimit në stilin e tyre të jetës
Shtypja e lartë e gjakut mund të ketë komplikime serioze shëndetësore nëse nuk e shëroni, transmeton Telegrafi. Sulmet në zemër dhe pika në tru janë komplikime të hipertensionit të cilat shpesh janë të pahetueshme gjithnjë derisa të mos shkaktojnë probleme shumë serioze.
Një ndër mënyrat që të pengoni ngritjen e tensionit apo të kontrolloni hipertensionit nëse tashmë e keni, është që të aplikoni ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar në stilin tuaj të jetës.
A do të thotë kjo që patjetër duhet të hiqni dorë nga mishi?
Gjithsesi, jo! Mirëpo, duhet të shmangni mishin e kuq: të derrit, të viçit dhe të qengjit, si edhe produktet e mishit – proshutën, salsiçet, etj.
Në të vërtetë, këta artikuj janë plot yndyra të pangopura dhe kripëra, ngrenë kolesterinën dhe kështu shtojnë edhe rrezikun nga infarkti dhe pika në tru.
Në meny mund të përfshihet mishi pa yndyrë – mish gjeldeti, mish pule, por sa më shpesh duhet të hani edhe mish peshku.
Kënaqja gastronomike nuk është e përjashtuar – edhe sarmaja mund të bëhet me mish pule, ndërsa bërxollat nga mishi i gjelit të detit dhe mishi i pjekur në skarë janë zëvendësim i shkëlqyeshëm i bërxollave të mishit të derrit dhe qebapët.
E vetmja gjë është që të kujdeseni të mos e teproni me ushqime shumë të kripura.
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...