Është bërë zakon që lëvoret e produkteve të ndryshme t’i hedhim. Por, në disa raste ato kanë vlera të patjetërsueshme. E tillë është edhe lëvorja e qepës. Nëse deri sot e keni hedhur, mos vijoni ta përsërisni këtë gabim.
Vlerat ushqyese të lëvores së qepës mund t’i marrim duke e përdorur atë në të gjitha ushqimet që konsumojmë gjatë ditës. Qepa ka veti antibakteriale dhe e ndihmon shumë organizmin në luftën me sëmundjet.
Qepët gjithashtu janë shumë efektive në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak, parandalimin e gjakderdhjes në hundë, mbytjen e qelizave të kancerit dhe forcimin e imunitetit. Universiteti “Cranfield” në Britani ka kryer një studim në lidhje me qepën. Nga rezultatet e tij rezultoi se qepët me lëkurë më të errët janë më të fuqishme dhe kanë veti më të forta antioksiduese.
Për t’i marrë të gjitha përfitimet e nevojshme të qepës, futni lëvoret e një ose dy kokrrave në një tenxhere me ujë. Uji me lëvoret e qepës duhet të vlojë dhe më pas ta pini atë, shkruan shekulli. Nëse doni, mund t’i shtoni pak sheqer dhe limon. Përfitimet nga ky lëng janë shumë të mëdha, si për të luftuar ftohjen dhe gripin, ashtu edhe për sëmundjet e ndryshme.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit