A keni vështirësi për të fjetur dhe zgjoheni në mes të natës?
Problemet me gjumin rrisin rrezikun për sëmundjet kronike, ashtu si edhe tensionin e lartë të gjakut, sënundjet e zemrës dhe infarktin.
Në fakt, lajmi i mirë është se ekziston një pije që ju ndihmon të flini si foshnje, transmeton Klan Kosova.
Përbërësit:
1 lugë gjelle vaj kokosi
¼ lugë çaji të mjaltit të papërpunuar
1/8 lugë çaji kripë deti
Si ta përgatisni dhe përdorni këtë pije?
Opsioni i parë
Përzieni mjaltin dhe vajin e kokosit në një enë dhe shtoni edhe kripën. Përzieni mirë, konsumoni një lugë gjelle nga kjo përzierje dhe më pas konsumojeni një gotë ujë.
Opsioni i dytë
Konsumojeni vajin e kokosit dhe mjaltin ndarazi dhe më pas konsumojeni edhe një gotë ujë. Më pas mund të shtoni kripën e detit në një filxhan të vogël uji dhe ta konsumoni atë.
Pse ndihmon kjo përzierje?
Vaji i kokosit është i pasur me yndyrna të shëndetshme që furnizojnë trupin tuaj me energji gjatë natës. Konsumimi i kësaj përzierje para se të shkoni në gjumë parandalon zgjimin nga uria.
Gjithashtu parandalon rritjen e niveleve të sheqerit në gjak, të cilat shpesh janë shkaktar për çrregullimet e gjumit.
Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit tuaj.
Kripa ka aftësinë për të ulur nivelin e hormoneve të stresit. Poashtu stimulon prodhimin e energjisë që trupi ka nevojë gjatë natës.
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...