Hemorroidet janë patologji shumë e zakonshme që prekin të paktën një herë në jetën e tyre pothuajse të gjithë popullatën.
Problemi ndodh me frekuencë të barabartë në të dyja gjinitë, edhe pse tek gratë duhen marrë parasysh rreziqet e mundshme që lidhen me shtatzëninë.
Hemorroidet janë venat e fryra dhe kapilarë të inflamuar rreth rektumit. Klasifikohen si të brendshme dhe të jashtme.
Në origjinën e sëmundjes, janë faktorë të tillë si historia e familjes, mënyra e jetesës dhe ushqimi. Është një gjendje e dhimbshme që shkaktohet zakonisht nga kapsllëku, mungesa e ujit në dietë, mungesa e stërvitjes, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, shtatzënia, etj.
Parandalimi
Për të parandaluar hemorroidet është shumë e rëndësishme të bëhet aktivitet i rregullt fizik dhe të shmanget pirja e duhanit dhe alkoolit. Sportet përmirësojnë funksionet trupore, në të njëjtën kohë forcojnë rajonin legenit.
Një dietë e ekuilibruar, e pasur me ujë dhe fibra ndihmon për të rregulluar funksionin e zorrëve, duke larguar një nga faktorët kryesorë të rrezikut. Higjiena e mirë personale jo vetëm pengon hemorroidet, por edhe shumë sëmundje të tjera.
Kura natyrale për hemorroidet:
Trajtimi i hemorroideve ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes. Bimët dhe natyra ofrojnë zgjidhje të shkëlqyera për hemorroidet:
Aloe Vera Gel – është një ndihmë e mirë kundër hemorroideve, ka veprim anti-inflamator, qetësues, tonik dhe shtrëngues; rrjedhimisht është e dobishme dhe në trajtimin e plagëve të hapura.
Lule Basani (kantarioni): Bima dhe vaji janë të pasur me veti shëruese dhe dezinfektuese.
Vaj Jojoba përfshin një produkt me antioksidant dhe zbutës. Dhe gjalpi Shea ka të njëjtat funksione.
Vaji esencial i mentes jep freski dhe lehtësim të menjëhershëm.
Gështenja e egër (Aesculus hippocastanum), përdoret për të trajtuar hemorroidet dhe venat me variçe. Përbërësit aktiv përfshijnë saponine dhe tanine, të cilat kanë veti anti-inflamatore. Aplikohet si vaj në indet e fryrë. Mos kombinoni këtë barishte me ilaçe antikoagulant.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...