Që nga fillimi i pandemisë, janë dhënë shumë këshilla se si të parandaloni Covid-19.
Është kërkuar vendosja e maskës, distancimi shoqëror dhe shmangia e turmave, por së fundmi ekspetët kanë rënditur edhe një vend që duhet të shmanget për të mos u infektuar nga koronavirusi, transmeton portali arbresh.info
Ata kërkojnë që të rrini larg bareve, sepse sipas tyre ato shumë shpesh kanë një numër të madh njerëzish prezent dhe kanë një ajrosje të dobët.
Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA ka paralajmëruar amerikanët që të qëndrojnë larg bareve për disa muaj.

Në një mbledhje të komitetit të Senatit ai ka kërkuar mbylljen totale të bareve, duke theksuar se janë rrezik për shëndetin e njerëzve dhe janë pikë e nxehtë e përhapjes së koronavirusit.
Vjeshtën e kaluar një raport nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) zbuloi se njerëzit me Covid-19 kishin dy herë më shumë gjasa që të vizitonin një bar ose një restaurant, shkruan Ëashington Post.
Eskpertët thonë se pirja e alkoolit nëpër bare ndikon në harresën e respektimit të rregullave kundër koronavirusit.
Për më tepër, pirja e alkoolit në masë të madhe mund të dëmtojë funksionimin e sistemit imunitar. Derisa pandemia të jetë nën kontroll, është një ide e mirë që të kaloni më shumë kohë në shtëpi, thonë ekspertët./arbresh.info/
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...