Ka filluar periudha e vitit kur infeksionet bakteriale dhe virale lulëzojnë duke na bërë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të sistemit respirativ që nxisin kollitjen dhe bronkitin.
Bronkiti është një inflamacion i mushkërive dhe ndodh si pasojë e infektimit me virus, grip apo nga një ftohje. Kjo situatë çon në kollë të vazhdueshme të thatë ose me lagështi, e cila mund të zgjasë nga disa ditë për 2-3 javë.
Më poshtë ju sjellim një recetë që ju ndihmon që të luftoni nga këto viruse në mënyrë krejtësisht natyrale dhe pa efekte anësore.
Zieni 250 ml qumësht, dhe më pas lëreni të ftohet. Më pas, shtojani një lugë gjelle gjalpë dhe një lugë gjelle mjaltë.
Përziejeni mirë dhe më pas shtojeni një të bardhë të vezës së rrahur mirë paraprakisht dhe ¼ e lugës së çajit sodë buke.
Kjo recetë ka rezultuar e fuqishme për shërimin e kollës, por poashtu edhe bronhitisit, laringitisit si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit.
Këtë recetë duhet ta përdorni para gjumit, të paktën për pesë ditë në mënyrë që të keni rezultate.
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...