Vetëm ata që e kanë kaluar Covid-19 e dinë se sa e vështirë është që trupi t’i kthehet normalitetit pas sëmundjes.
Vetëm ata e dinë se sa e vështirë është që të rifitohet forca e muskujve dhe të forcohet sistemi imunitar, transmeton portal arbresh.info
Është pikërisht forca e sistemit imunitar që është vendimtare për rehabilitimin pas Covid, ndërsa shumë studime tregojnë se një dietë e ekuilibruar që përfshin probiotikë dhe mikroelemente të tilla si vitaminat D, A, C, zinku, seleniumi dhe polifenolet që stimulojnë imunitetin, mund të zvogëlojë rrezikun e infeksionit COVID-19 dhe të shpejtojë shërimin pas sëmundjes.
Vitamina D e nevojshme për funksionimin normal të shumë sistemeve organike si sistemi muskulor, skeletor dhe imunitar është vitamina D, dhe për shkak të funksioneve të saj specifike, shumë e quajnë atë një hormon.
Kjo vitaminë ia mundëson trupit që të luftojë me infeksionet. Mungesa e vitaminës D lidhet me një rrezik të shtuar të infeksionit dhe studimet kanë treguar gjithashtu se njerëzit me mungesë të vitaminës D3 kishin një formë më të rëndë të Covid-19.
Prandaj, vitamina D ka një rëndësi të madhe në të gjitha fazat e infeksionit, duke filluar nga parandalimi, periudha e infeksionit dhe përiudha e shërimit.
Ekspozimi në diell për 15-30 minuta, tre herë në javë zakonisht është i mjaftueshëm për të sintetizuar sasitë e nevojshme të vitaminës D në trup. Përveç kësaj, mund të merret me ushqime të caktuara (peshk të Detit të Veriut si salmoni, qumësht i pasuruar me vitaminë D, etj)
Në dimër nuk mund të merret mjaftueshëm përmes diellit, prandaj sugjerohen suplementet shtesë nga kjo vitaminë.,
Rol të rëndësishëm luan edhe vitamina K, e veçanërisht forma e saj K2.
Shumë studime kanë treguar rëndësinë e kësaj vitamine që lidhet me forcimin e eshtrave dhe reduktimin e kalcifikimit të enëve të gjakut, por studimet e fundit tregojnë se kjo vitaminë luan rol edhe të diabetikët.
Niveli i ulët i vitaminë K lidhet me rezultate më të dobëta te pacientët me Covid.
Mungesa e zinkut shoqërohet me një përgjigje më të dobët imune, veçanërisht ndaj infeksioneve virale. Suplementimi i zinkut është treguar se rrit prodhimin e qelizave që luftojnë infeksionin dhe shfaq aktivitet antiviral.
Në rastin e pacientëve me Covid, suplementet me dozë të lartë të zinkut kanë reduktuar kohëzgjatjen e simptomave të infeksionit.
Është vlerësuar se 85 e popullsisë konsumon më pak zink sesa duhet. Mungesa e zinkut është e zakonshme tek adoleshentët, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe grate, transmeton portal arbresh.info
Simptomat e mungesës së zinkut përfshijnë: ftohjet dhe infeksionet e shpeshta, lëkurën e thatë, shërimin e ngadalshëm të plagëve, rënien e flokëve (vetullat dhe qerpikët), humbjen e oreksit dhe humbjen e papritur të peshës, sjelljen apatike, harresën, depresionin, impotencën dhe infertilitetin tek të dy gjinitë.
I nevojshëm është magnezi për krijimin e energjisë në trup dhe mungesa e tij mund të shkaktojë ndryshime në funksionimin e sistemit nervor dhe muskulor. Lodhja, rraskapitja dhe mungesa e energjisë janë bërë të zakonshme dhe janë veçanërisht të theksuara te pacientët pas infeksionit me Covid.
Duke përfshirë një dozë ditore të magnezit në rutinën tuaj të përditshme, është më e lehtë të kontrolloni nëse probleme të tilla dhe të ngjashme ndodhin për shkak të mungesës së tij. Muskujt e ndjejnë rëndësinë e veçantë të magnezit, sepse mungesa e këtij minerali manifestohet me shfaqjen e ngërçeve të muskujve dhe marrja e një doze ditore çon në një efekt të shpejtë lehtësimi.
Ajo që ekspertët këshillojnë për shërimin e shpejtë nga Covid është dieta e shëndetshme me vitamina dhe minerale. Megjithatë, nuk duhet harruar se qëndrimi në natyrë, ushtrimet e lehta dhe shëtitjet kanë një efekt pozitiv në rikuperimin më të shpejtë dhe rikthimin e forcës së muskujve në periudhën para Covid-it./arbresh.info/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër