Lakra është burim i pasur i vitaminës C, vitaminë e cila është shumë e nevojshme për rritjen e imunitetit.
Lakra është burim i shkëlqyer i fibrave dhe i dobishëm për rregullimin e sistemit të tretjes, transmeton portal arbresh.info
Është gjithashtu e pasur me vitamina B1, B2 dhe B6, të cilat janë të nevojshme për rritjen e energjisë në trup, ndërsa përmban edhe vitaminë K e cila është e shkëlqyer për trurin.
Për të ruajtur të gjithë përbërësit e çmuar, është e rëndësishme që lakrën ta gatuani shumë pak, ose edhe më mirë, ta hani të freskët si sallatë.
Edhe lakra e kuqe edhe ajo jeshile janë njësoj të shëndetshme, ndaj nuk do të gaboni çfarëdo lloji të zgjidhni, por nutricionistët këshillojnë personat me sëmundje të caktuara të kenë kujdes kur konsumojnë këtë ushqim të shëndetshëm.
Lakra përmban purina që çojnë në formimin e acidit urik në trup, i cili përkeqëson gjendjen e njerëzve që vuajnë nga gurët në veshka.
Nëse keni nevojë të hani ushqime pa purina, mund të hani fruta, perime, drithëra dhe produkte qumështi.
Lakra nxit pankreatitin dhe ulcerën në stomak./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar