Vaji i ullirit është një nga burimet më të mira të Omega-s, që të nevojiten për shëndetin, për sistemin nervor dhe për atë kardivaskular.
Por ajo që specialistët neglizhojnë të thonë është fakti që këto benefite shumë të mira të këtij lloj vaji mund të shkatërrohen gjatë kohës që digjet.
Është e vërtetë se gjatë kohës që vaji i ullirit digjet, mund të shkaktojë shumë dëme në shëndet, përfshirë edhe sëmundje të rënda si kanceri.
Djegia e vajit shkakton shkatërrimin e enzimave, proteinave natyrale, duke sjellë në këtë mënyrë rritjen e karbohidrateve dhe sheqerit, humbjen e vitaminave dhe mineraleve, si dhe eliminimin e ujit.
Pra, është i rrezikshëm gatimi me vaj ulliri?
Ok, është një pikëpyetje që është bërë shpesh: Duhet të gatuash apo jo me vaj ulliri?
As nga shkenca nuk ka një përgjigje të prerë, ama nga studimet e fundit, ka rezultuar se nëse gatuhet, vaji i ullirit i humbet të gjitha cilësitë e tij që e bëjnë të ndryshëm nga të tjerët, sa u përket vetive kurative.
Sipas studiuesve, në çdo lloj gatimi në temperatura të larta, vihet re humbja e cilësive të vajit të ullirit.
Kur vaji i ullirit nxehet, cilësia e tij degradon, duke humbur një pjesë të madhe të vlerave.
Kjo vlen për të gjitha mënyrat e gatimit (ushqimet e skuqura apo të pjekura).
Skepticizmi i disa studiuesve u vërtetua pas testimeve në grupet e ndryshme të njerëzve.
Vaji i ullirit, sigurisht nuk është në grupin e vajrave me përmbajtje të lartë toksike, por edhe pse e vogël, edhe ai ka sasi oksidimi.
Nëse vazhdoni të përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër për gatim, atëherë duhet të bëni kujdes që të jetë vërtet i tillë.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...