Nuk është më sekret se konsumimi i tepërt i kripës rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton hipertension.
Megjithatë sipas shkencës kjo lidhje qëndron edhe kur konsumojmë ushqime të shëndetshme.
Në një studim prej 4.000 të rriturish studiuesit zbuluan se një dietë e pasur me fruta dhe perime që lidhen me presionin e ulët të gjakut, nuk kompensojnë efektet e rritjes së presionit të gjakut nga konsumimi i kripës.
Sipas një udhëzimeve të dietës amerikane thuhet se një i rritur duhet të konsumojë vetëm 2.300 miligram kripë në ditë ose vetëm një lugë çaji. Por pavarësisht rekomandimeve kjo gjë nuk zbatohet.
Organizata e shëndetit deklarojnë se një dietë e pasur në fruta dhe perime ndihmon për të ulur presionin e gjakut, por a mund të kundërveprojë një dietë e tillë në efektet e konsumimit të tepërt të kripës?
Studiuesit thonë se nuk mund të reduktohen efektet negative të kripës duke konsumuar vetëm fruta, perime dhe drithëra.
Gjithashtu është zbuluar se 75% e kripës merret nga restorantet dhe ushqimet e paketuara. Prandaj duhet që restorantet dhe kompanitë që prodhojnë ushqime të paketuara duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...