Trupi i njeriut ka nevojë për ujë për të përfunduar shumë procese metabolike, por si mungesa ashtu dhe tepricat e ujit mund të shkaktojnë shumë probleme në organizëm. Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se si kripa e dëmton zemrën tuaj, kjo gjë lidhet pikërisht me ujin.
Veshkat përdorin elektrolite të tilla si natriumin, kaliumin dhe kloridin për të ruajtur ekuilibrin. Produktet e mbeturinave dhe uji i tepërt filtrohen nga gjaku dhe ekskretohen në urine për të dalë jashtë, ndërsa natriumi i nevojshëm për funksionet trupore kthehet në qarkullimin e gjakut.
Kur niveli i natriumit është i lartë, enët e gjakut mbushen me ujë (për të eleminuar kripën e tepërt) duke rritur vëllimin e gjakut brenda enëve të gjakut. Kjo gjë çon në rritjen e tensionit të gjakut. Me kalimin e kohës, presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë muret e enëve të gjakut dhe të shpejtojë ndërtimin e pllakëzave që pengojnë qarkullimin e gjakut. Ky presion i shtuar detyron zemrën të punojë më shumë për të pompuar gjakun në të gjithë trupin tuaj.
Mesatarisht, amerikanët hanë çdo ditë më shumë se 3.400 mg natriumi. Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) rekomandon jo më shumë se 2.300mg në ditë me një limit ideal prej jo më shumë se 1.500mg në ditë.
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...