Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot nga koronavirusi është gjithsej 1.394 raste, kurse raste aktive 1.148.
Të shtunën, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 96 raste positive, shkruan arbresh.info.
Numri total i rasteve pozitive 2590 raste nga 23.137 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti./arbresh.info/
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...