Kryeinspektorja Shëndetësore e Kosovës, Ardita Baraku dhe Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Shqipërisë, Eltar Deda, zhvilluan sot në vendkalimin kufitar Vërmicë-Morinë një takim pune me qëllim të shkëmbimit të informatave, koordinimit të praktikave dhe ndarjen e përvojave më të mira të punës të dy Inspektorateve.
Pas takimit, në një deklarim para mediave, Baraku tha se shkëmbimi i informacioneve ndërmjet dy inspektorateve do të garantojë siguri maksimale edhe në lidhje me sëmundshmëri të ndryshme.
“Ky takim do të thellojë bashkëpunimin mes dy inspektorëve shëndetësore, në shkëmbimin e informatave, në këmbimin e përvojave të mira dhe koordinim të aktiviteteve të përbashkëta”, tha Baraku.
Kurse, Eltar Deda tha se takimi kishte karakter bashkëpunimi në funksionin e mbrojtjes së shëndetit publik.
“Inspektimi konsiston dhe në rritjen e fluksit të qytetarëve me rastin e sezonit turistik ku ne garantojmë një sezon turistik të shëndetshëm dhe të pastër higjenikisht. Ne do ta ndjekim këtë situatë gjatë gjithë kohës në mënyrë të tillë që qytetarët të ndihen të sigurt për këtë periudhë sezoni. Në kuadër të marrëveshjes së integruar të kufijve për të ndjekur anën e shëndetit, kemi rënë dakord të shkëmbejmë informacione të përbashkëta dhe të ndjekim situatën në raste epidemish dhe raste të tjera që kanë të bëjnë me shëndetin e popullatës”, tha Deda.
Takimi që kishte për qëllim shkëmbimin e informative dhe koordinimin e praktikave, është në kuadrin e menaxhimit të integruar të kufijve në zbatim të rregullores ndërkombëtare të shëndetit të OBSH dhe legjislacioneve respektive në fuqi.
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...
Dalin pamjet/ Këtu u takua Naim Murseli dhe Granit Plava pak...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin pamjet e di...
Babë e bir që terrorizuan Bondin, planifikuan sulmin për shu...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...
Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rr...