Rreziku për të pësuar sulm në zemër mund të reduktohet duke bërë ndryshime në ushqim ose duke bërë më shumë ushtrime fizike.
Sulmet në zemër janë emergjencë serioze mjekësore dhe duhet të trajtohen urgjentisht, ndërkaq kryesisht shkaktohen nga mungesa e gjakut në zemër, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët thonë se rreziku i sulmit të zemrës mund të zvogëlohet shumë duke ngrënë boronica.
Sipas studimit të vitit 2012, tri apo më shumë porcione boronica në javë mund t’i zvogëlojnë shanset për të pësuar sulm në zemër deri në 32 për qind.
Ky fryt mund t’i relaksojë edhe muret e enëve të gjakut, që rrjedhimisht e zvogëlon edhe rrezikun për hipertension.
Përveç se e zvogëlojnë rrezikun për sulm në zemër, boronicat janë të mahnitshme edhe për parandalimin e disa llojeve të kancerit, por edhe për përmirësimin e memories.
Vlen të ceket se boronicat janë burim i mahnitshëm i vitaminës K, vitaminës C, fibrave, magnezit dhe antioksiduesve.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...