Google ADS

Koha më e mirë për të mbetur shtatzënë

10:23 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Të ngelësh shtatzënë ka të bëjë me kohën.

Marrëdhëniet seksuale sa më afër me momentin e ovulacionit (kur një vezë lirohet nga vezoret tuaja) është koha më e mirë për të mbetur shtatzënë dhe do t’ju ofrojë shansin më të mirë për ngjizje të suksesshme, transmeton portali arbresh.info.

Veza jeton zakonisht për 12 deri në 24 orë, por sperma do të jetojë brenda jush nga disa orë deri në shtatë ditë, me një deri në tre ditë të kohës optimale.

Koha më e mirë për të ngelë shtatzënë janë orët e para pasi vezoret lëshojnë një vezë (ovulacioni), kështu që për të rritur shanset e juaja për konceptim, ju mund të planifikoni marrëdhëniet seksuale në mënyrë që ovulacioni të ndodhë kur numër më i madh i spermatozoideve të jenë gjallë dhe duke notuar drejt tubit të fallopit.

Nëse keni marrëdhënie seksuale një ditë para ovulimit, ekziston një shans i mirë që shumë spermatozoide do të kenë shkuar në tubat tuaj të fallopit, të gatshëm për lirimin e vezës.

Por për shkak se një numër i vogël i spermës kanë jetëgjatësi, duke bërë seks deri në gjashtë ditë para ovulimit mund të rezultojë në shtatzëni.

Informacioni më i rëndësishëm që duhet të keni, nëse planifikoni të keni një fëmijë, është një kuptim i mirë i ciklit tuaj – dhe kur ju ka gjasa të ovuloni./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale