Kur mendojmë për një lëndë ushqyese për të luftuar ftohjet dhe gripin, shumica prej nesh e mendojmë vetëm vitaminën C.
Edhe pse kjo vitaminë është jetike dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për sistemin imunitar, shkronja tjetër e alfabetit meriton më shumë respekt.
Vitamina më e rëndësishme për rritjen e sistemit imunitar është vitamina D, transmeton portali arbresh.info
Vitamina D është para-hormon dhe në të gjitha format e saj rrit sistemin imunitar, stimulon proteinat dhe redukton inflamacionin. Efektet imune të kësaj substance janë shumë mëdha, pasi shkatërron edhe qelizat kancerogjene dhe mbështet funksionimin e trurit.
Në një studim zbulohet se fëmijët që janë të ekspozuar para diellit, kanë nivele të mëdha të vitaminës D dhe janë shumë pak të ndjeshëm ndaj gripit.
Vitamina D ndryshe njihet edhe vitamina e diellit dhe merret më së miri përmes diellit.
Studimi i fundit i botuar në “British Medical Journal” ka gjetur se plotësimi i vitaminës D zvogëlon rrezikun e infeksioneve të frymarrjes, duke përfshirë ftohjet dhe gripin.
Shkencëtarët kanë gjetur se plotësimi i kësaj vitamine është shumë me efektiv dhe medikamentet tjera kundër gripit./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari