Dihet prej kohësh se kafeja është armiku më i madh i dhëmbëve të bardhë, por dentistët së fundmi kanë theksuar se edhe çaji ka një efekt edhe më të madh në ngjyrën e smaltit të dhëmbëve. Kjo është e vërtetë për të gjithë çajrat, jo vetëm ato të errëta.
Sipas dentistëve, çaji ndryshon ngjyrën e dhëmbëve të bardhë, duke i bërë ata më të zverdhur, transmeton portal arbresh.info
Çaji përmban disa përbërje që mund të shkaktojnë atë njollë të shëmtuar të dhëmbëve, duke ndryshuar ngjyrën e tyre nga disa nuanca, dhe sa do të ndryshojë ngjyra e smaltit ndikohet gjithashtu nga sa i fortë është çaji që ju pëlqen.

Çaji jeshil u jep më shumë ngjyrë dhëmbëve, sepse përmban shumë taninet, të cilat përpos anës së mirë që janë antioksidantë dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit, ato u japin edhe ngjyrë dhëmbëve.
Por, nëse çaji është “pija juaj”, është shumë e rëndësishme të lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë, duke i kushtuar rreth tridhjetë sekonda secilës gjysmë të secilës nofull.
Kjo është mënyra më e thjeshtë për të parandaluar që dhëmbët tuaj të marrin një ngjyrë të shëmtuar pa pasur nevojë të ndryshoni zakonet dhe të hidhni jashtë përdorimit çajin tuaj të preferuar./arbresh.info/
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...