Dridhja e pakontrollueshme e syrit mund të jetë një nga veprimet më irrituese në trupin e njeriut. Është një veprim që pothuajse të gjithë e njohim dhe të gjithëve na ka ndodhur. Madje, në popull kjo lloj dridhje arsyetohet në atë mënyrë që “nuk duhet të tregoni” kur syri e bënë këtë veprim, pasi ju ndodh diçka e keqe.
Por, çfarë e bënë në të vërtet syrin të dridhet?
Dridhja e syrit ose miokimia siç njihet në termat mjekësor, ndodh kur muskujt e vegjël dhe nervat rreth zonës së syrit stimulohen. Lodhja është një nga kontribuesit kryesor i kësaj dridhjeje, prandaj sigurohuni që të bëni mjaftueshëm gjumë gjatë natës.
Një tjetër shkak është edhe kafeina, pasi që mbingarkesa e energjisë mund të ngjallë pulsin dhe të shkaktojë dridhjen. Nëse konsumoni pije energjike ose kafeinë, provoni t’i konsumoni në sasi të vogla. Alkooli dhe duhani ndikojnë gjithashtu në këtë dridhje, dhe duhet të konsumohen në mënyrë të kontrolluar. Stresi gjithashtu është një tjetër faktor.
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...
Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi zyrtarin poli...
Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohet i dyshua...
“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...