Mëlçia është një nga organet më të mëdha të trupit dhe luan një rol të rëndësishëm në shumë procese metabolike.
Mbajtja e mëlçisë e pastër dhe e shëndetshme është një domosdoshmëri për shëndetin e përgjithshëm. Ajo merr pjesë në procesin e tretjes së ushqimeve dhe ruajtjen e vlerave ushqyese, në largimin e toksinave nga trupi dhe një funksion i reduktuar i saj do të çonte në ndërtimin e indeve yndyrore toksike në trup.
Nëse keni këto shenja dhe ju shoqërojnë për një kohë të gjatë, atëherë mos i konsideroni si të parëndësishme, tregojnë për mosfunksionim siç duhet të mëlçisë:
– Lodhje kronike
– Letargji
– Ankth dhe ndjenë depresioni
– Probleme me tretjen
– Dhimbje koke
– Dhimbje kronik e muskujve
– Probleme me lëkurën
– Gazra
– Fryrje dhe dhimbje barku
– Diarre ose kapsllëk
– Çekuilibër hormonal
– Shtim në peshë.
Duhet të keni parasysh se kjo listë e simptomave nuk është gjithë përfshirëse. Duhet të keni parasysh se si shumica e çështjeve të tjera metabolike, ndryshimet së pari duhet të vijnë në dietë. Gjithashtu zakonet që ndikojnë në shëndetin e mëlçisë duhet t’i eliminoni si alkoolin, duhanin, yndyrën, etj. Gazeta Shëndeti
Pas ndeshjes Kosovë-Turqi, komandanti i KFOR-it pret në taki...
Çmimet e larta të naftës, të premtën mbahet seancë parlament...
Mediumi britanik shkruan për humbjen e Kosovës: Pavarësisht ...
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...