Alergjia nga dielli është një reaksion i sistemit imunitar ndaj rrezeve të diellit e cila shpesh manifestohet me skuqje dhe kruajtje të zonës përkatëse, e lokalizuar në qafë dhe në dekolte në formën e një V -je, në shpinën e duarve, në sipërfaqen e jashtme të parakrahëve dhe të gjymtyrëve të poshtme.
Prek vetëm personat me ndjeshmëri ndaj rrezeve të diellit, dhe në disa raste mund të shfaqet menjëherë pas ekspozimit në diell apo pak minuta më pas.
Për të mbrojtur lëkurën nga dielli duhet: Të përdoret krem mbrojtës me faktorë të lartë mbi 15 (SPF), që mbron si ndaj rrezeve ultraviolet alfa dhe beta, po ashtu dhe buzëkuqi i duhur me faktorë mbrojtës ndaj diellit mbi 20. Të evitohet dalja në orët e pikut të rrezatimit të diellit në mënyrë absolute. Mbajtja e syzeve me mbrojtje ndaj diellit, të përdorim veshje të gjata.
Kujdes i veçante duhet t’i kushtohet produkteve kozmetike apo dhe medikamenteve që mund të keni në përdorim për të dalluar nëse janë ato që kanë shkaktuar këtë ndjeshmëri nga dielli. Medikamente të tilla si antibiotikët, kontraceptivët, antihipertensivët dhe ato që përdoren për sëmundjet mendore janë më të akuzuarit për këtë lloj hiperndjeshmërie.
Sahiti rigjen formën në Izrael, shënon tjetër gol me fanellë...
Klodi për ‘martesën’ me Elijonën: S’i kom ra hala pishman
Rafa Yuste, president i përkohshëm i Barcelonës deri në zgje...
Marrëveshje miliarda dollarëshe SHBA-Armeni për energjinë bë...
Joan Laporta jep dorëheqjen për t’u kandiduar sërish si pres...
Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evrop...