Për të shpëtuar nga dhimbja e kokës, para se të përdorni ndonjë ilaç, mund të provoni disa metoda natyrale që janë mjaft efektive. Pijet bimore janë të pasura me katekina, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm dhe ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të dhimbjes së kokës.
Kamomili
Kamomili rekomandohet për relaksim dhe qetësi. Është provuar se është i dobishëm për dhimbjet e kokës, shkaktuar nga tensioni dhe stresi.
Çaj xhenxhefili
Xhenxhefil është i njohur për të zbutur inflamacionin, si në zorrë dhe në sistemin nervor. Kështu që provoni të pini një çaj me xhenxhefil të freskët për të përfituar nga vetitë e tij të dobishme.
Çaj mente
Vaji i mentes ndihmon për migrenën dhe dhimbjet muskulore, ndërsa lehtëson simptomat e ftohjes. Përveç kësaj, gjethet e nenexhikut kanë përfitime antioksiduese dhe anti-inflamatore. Kështu që ia vlen të provoni një pije shumë aromatike me nenexhik, për të lehtësuar dhimbjen e kokës.
Çaji jeshil
Është një nga zgjedhjet më të shëndetshme pasi është jashtëzakonisht i pasur me antioksidantë të tillë si katekina, por me pak kafeinë. Vlen të zgjidhet sepse vepron kundër lodhjes dhe stresit, rrit funksionimin e trurit, përmirëson vigjilencën mendore dhe lehtëson dhimbjet e kokës.
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...