
Photo of cool couple and their baby boy having a walk
Në vitet e para të jetës, çdo fëmijë është natyrisht më i brishtë se një i rritur, prandaj edhe duhet shumë kujdes.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kujton se vetëm vitin e kaluar rreth 1.7 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç vdiqën nga shkaqet e ndotjes së mjedisit, transmeton portali arbresh.info
Brenda këtij numri mund të jenë rastet edhe kur fëmijët kanë humbur jetën për shkak të karrocës së fëmijëve, siç paralajmëron një grup kërkimor britanik nga Universiteti Surrey.
Ata kanë theksuar se kur karroca është shumë e ulët dhe përdoret për të ecur me foshnjën në qytete të mëdha, prania e ndotjes është më e dukshme.
Sipas studimit të publikuar tani në Science Direct, ndotja e makinave, kamionëve dhe kanalizimeve gjeneron grimca që janë përqendruar në thelb një metër nga toka, kështuqë një fëmijë në karrocë është i ekspozuar ndaj ndotjen 60 perqind më shumë sesa një i rritur.
Serioziteti i kësaj situate është për shkak të brishtësisë më të madhe të foshnjave dhe fëmijëve, si dhe ndërlikimet neurologjike që lidhen me ndotësit e lartpërmendur, të cilat rriten me ekspozimin në rritje ndaj një mjedisi të tillë./arbresh.info/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...