Disa studime tё reja e kanё lidhur përdorimin e produkteve tё qumështit me rritjen e rrezikut nga kanceri i prostatës.
Shkencёtarёt kanё përcjellё konsumimin e kalcium nga qumështi dhe produktet e qumështit si dhe gjendjen shëndetësore tek 21 mijё meshkuj pёr gjatё 11 viteve.
Rezultatet kanё treguar se meshkujt tё cilёt nё ditё mesatarisht kanё konsumuar mё shumё se dy herё e gjysmё produkte tё qumështit, kishin 34% rrezik mё tё lartё tё preken nga karcinoma e prostatës.
Po ashtu, rreziku rritej proporcionalisht me sasinë e konsumuar tё kalciumit.
Pёr momentin mbetet i paqartë mekanizmi i veprimit, por autorët e studimit mendojnë se sasia e lartë e kalciumit tё konsumuar, ul prodhimin e vitaminës D, e cila mbron nga kanceri, transmeton Telegrafi.
Cilat janë shenjat klinike të kancerit të prostatës?
Në stadet e hershme, kanceri i prostatës nuk jep shenja klinike. Në stadet më të avancuara, shfaqen shenja klinike, si urinim i shpeshtë, sidomos natën; urinim i dobët, jo me forcë; ndërprerje e menjëhershme e urinimit, si dhe rifillim i urinimit mbas disa sekondave; dhembje dhe djegie gjatë urinimit; urinim me gjak, shoqëruar shpesh me copëza të vogla gjaku të mpiksur; prezencë e gjakut në spermë; dhembje të lokalizuara në një ose disa kocka, sidomos në kockat e legenit dhe në vertebrat, dhembje që vazhdojnë pa ndërprerje të paktën deri në dy javë, shenjë e kancerit të avancuar që tregon se ka prekur kockat.
Shenjat klinike të kancerit të prostatës nuk duhet të keqinterpretohen nga personat që kanë shenja të tilla e përpiqen të realizojnë një vetëdiagnostikim, pasi këto shenja takohen edhe në sëmundje të tjera të prostatës me origjinë jo kanceroze.
Pse personat e grupmoshave mbi 45 vjeç duhet të vizitohen tek mjeku edhe kur nuk kanë shenja të prekjes nga kanceri i prostatës?
Personat e kësaj grupmoshe duhet të ekzaminohen sepse në këtë grupmoshë risku për t’u prekur nga kanceri i prostatës është i madh dhe sot mjekësia mundëson diagnostikimin e kancerit të prostatës në stadet e hershme të tij kur nuk janë shfaqur akoma shenja klinike. /Telegrafi
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit