Një nga frutat më të gjithanshëm dhe shumë e njohur, që ka mjaft spekulime për prejardhjen e saj ka përbërës që ju ndihmojnë të trajtoni shumë problem të organizmit tuaj.
Fillimisht është thënë se është kultivuar në Kinë, deri sa e kanë zbuluar më pas Persianët, por ka edhe shumë spekulime se ky frut për herë të parë është krijuar në Armeni dhe është kultivuar atje që nga kohët e lashta.
Rruga e saj për në Mesdhe , ishte koha kur popullariteti i saj i vërtetë erdhi në dritë. Eksploruesit spanjollë i kanë dhënë vetës meritë për shpërndarjen e saj në Amerikë, ku edhe e ka popullaritetin më të madh.
Disa nga të mirat e saj janë:
Prania e vitaminës A
Kajsitë janë të mbushura me vitaminën A, të njohur edhe si Retinol, që është specifikisht e njohur për mbrojtjen e syve. Retinoli dhe Beta Karoteni (i pranishëm gjithashtu në kajsi), që ndihmon në mbrojtjen e syve dhe sëmundjen ADM neovaskulare.
Është i pasur me fibra
Kajsitë janë një frutë që mund ta hani dhe të mos mendoni se do të shëndosheni, ju ndihmon të ndjeheni të ngopur dhe është I pasur me fibra të cilat I ndihmojnë shumë organizmit.
Është e mirë për zemrën tuaj
Për shkak të pranisë së lartë të fibrave, ajo I ndihmon shumë edhe funksionimit të zemrës, duke reduktuar kolesterolin e keq në trup dhe në këtë mënyrë mbron zemrën tuaj.
Forcon eshtrat tuaj
Kalciumi është një element shumë i nevojshëm për formimin dhe zhvillimin e eshtrave dhe në kajsi ka shumë sasi të madhe të tij. Prandaj është shumë me rëndësi që të përdorni sa më shumë kajsi, veçanërisht në këtë kohë.
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...