Ju e rrezikoni shëndetin nëse e hani këtë lloj buke

12:32 | 10 Tetor 2020

Buka është një ndër ushqimet që nuk i mungon asnjëherë tryezës sonë. Pikërisht për këtë, duhet kujdes i madh në përzgjedhjen e llojit të bukës.

Sipas dietologëve, përdorimi i miellit të rafinuar mund të jetë shumë i dëmshëm për shëndetin tonë, transmeton portal arbresh.info

Por nuk ka rëndësi vetëm zgjedhja e miellit! Disa lloje të bukës gjithashtu kanë rreziqe.

Industritë prodhuese janë përpjekur gjithmonë të përdorin kimikate për të përmirësuar rendimentin e produktit ose ruajtjen e tij. Për fat të mirë, ka ligje shumë të rrepta në Europë që mbrojnë konsumatorin. Por kini kujdes, sepse disa produkte të importuara mund të përmbajnë substanca toksike. Jo të gjitha vendet kanë këto rregulla.

Dihet që produktet e modifikuara gjenetikisht janë shpesh të disponueshme jashtë në sportelet e supermarketeve (për shembull në SHBA). Po flasim për mishin, perimet, pemët, drithërat dhe më shumë.

Në SHBA lejohet gjithashtu përdorimi i një substance që mund të ketë efekte kancerogjene në trupin tonë: bromat kaliumi. Ky ruajtës përmirëson rendimentin e bukës dhe produkteve të tjera të bëra me miell , duke i bërë ato edhe më të shijshme.

Provat klinike janë kryer mbi minjtë, të cilët kanë treguar efektin e dëmshëm në drejtim të rritjes së tumoreve në këto kafshë.

Buka me substanca të ndryshme prek zakonisht veshkat dhe tiroiden.

Europa, Brazili, Kina, dhe Kanadaja kanë treguar shumë kujdes në lidhje me bukën. Pavarësisht kësaj, mund të ndodhë të gjesh bukë të importuar nga vendet ku lejohet përdorimi i bromatit të kaliumit në supermarket. Prandaj, është mirë që gjithmonë të lexoni etiketën! Nëse informacioni nuk është shterues, zgjidhni produktet italiane dhe europiane!/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara