Ndonëse të gjithë i njohin efektet negative të duhanpirjes, ende ka nga ata që zgjedhin t’i bëjnë dëm vetes vetëm për të tymosur një cigare.
Nikota e një cigareje të vetme qarkullon për rreth 8 orë në enët e gjakut dhe kërkon të paktën dyzet e dy deri në shtatëdhjetë e tetë orë të largohet nga sistemi juaj nëpërmjet metabolizmit.
Nënproduktet e nikotinës, do të qëndrojnë në trupin tuaj për njëzet a tridhjetë ditë, por mendoni sa shumë kohë ju duhet për të eleminuar të gjithë nikotinën dhe katranin e të gjitha cigareve që tymosni në një ditë.
Ndërkohë ju njohim me të gjitha ushqimet që përshpejtojnë procesin e eliminimit të nikotinës, toksinave dhe elementëve të tjerë të dëmshme.
Portokall
Vitamina C nxit eliminimin e nikotinës nga sistemi juaj.
Kivi
Pirja e duhanit ul nivelin e vitaminave A, C dhe E në trupin tuaj. Kivi ka shumë prej tyre dhe mund t’i zëvendësojë ato.
Karrota
Një efekt i dukshëm i pirjes së duhanit është dëmtimi i lëkurës. Karrota mund të riparojë lëkurën tuaj me vitaminat e saj (A, B, C dhe K).
brokoli
Brokoli ka dy vitamina të rëndësishme (B5 dhe C) që sigurojnë mbrojtje për mushkëritë. Ajo gjithashtu rrit metabolizmin.
Spinaqi është i pasur në vitamina dhe acid folik që i siguron organizmit mbrojte dhe i jep një shije të keqe cigareve.
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...