Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut është një sëmundje e kohës moderne, e cila ndodh si rezultat i rritjes së stresit, dietës jo të mirë, mungesës së gjumit apo jetesës sedentare.
Sëmundja mund të shërohet shpejt, duke stimuluar qarkullimin e gjakut dhe zakonisht, kjo arrihet nga masazhimi i pikave të caktuara.
Ka 3 pika të cilat mund të na ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut.
Pika 1: Këtë pikë mund të gjeni në skajin e veshit. Vetëm përdorni gishtat për të bërë lëvizje të buta rreth kësaj pike. Duhet të përsërisni procedurën 10 herë, nga të dyja anët e fytyrës.
Pika 2: Ju mund të gjeni këtë zonë nga veshi në drejtim të qafës. Duhet të masazhoni këtë vend me majë të gishtave për 1 minutë.
Ushtroni presion në vend, por sigurohuni të mos e lëndoni. E kryeni këtë procedurë në drejtim të kundërt të akrepave të orës ose në drejtim të akrepave të orës.
Pika 3: Linja fillon nga fytyra, afërsisht në lartësi me llapën e veshit dhe shtrihet drejt hundës. Duke përdorur gishtat tuaj, shtypni të dyja anët e kësaj linje për një minutë. Mos harroni ti shtypni butë, në mënyrë që të ndjeni shumë lehtë presionin.
Nëse bëhet siç duhet dhe rregullisht, ky trajtim në mënyrë efektive do t’ju ndihmojë të normalizoni presionin e lartë të gjakut. /Gazeta Shneta/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...