Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë mbarë në qoftë se nuk pinë kafenë e mëngjesit. Kjo është arsyeja që nxitojnë menjëherë të vënë zhezven në zjarr ose të ndezin makinën përkatëse të ekpresit.
Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, të cilët luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm. Ul rrezikun e prekjes nga diabetit i tipit 2 dhe kanceri i pankreasit, ju ndihmon të keni humor të mirë, redukton mundësinë e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit dhe zhvillimi i sklerozës së shumëfishtë etj.
Por nëse e pini me stomakun bosh, dijeni që po i bëni një dëm shumë të madh shëndetit tuaj. Stomaku përmban acid hidroklorik, i cili shpërbën ushqimin dhe proteinat, si dhe shërben po ashtu për të balancuar nivelin e acideve gastrike në trupin e njeriut.
Në momentin që pini kafe me stomakun bosh, acidi hidroklorik gërryen stomakun, shkakthon urth dhe ulçër. Si pasojë e mos-shpërbërjes së proteinave do të keni djegie stomaku dhe inflamacion të zorrës së trashë. Kafeja ka veti dehidratuese, prandaj këshillohet gjithmonë ta shoqëroni me një gotë ujë. E konsumuar esëll ajo shkakton rrahje të çrregullta të zemrës, ankth, luhatje humori si dhe ndikon tek tensioni i gjakut. Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim dhe jo menjëherë pas zgjimit nga gjumi.
Zyrtari i NATO-s: Ukraina do të kishte një arsye të mirë ush...
Tri shenjat e horoskopit që nuk dinë të mbajnë sekrete
PSG fiton me lehtësi ndaj Brestit në shtëpi
Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e bli...
40 minuta në luftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sulmi ...
Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Janjevë