Shkencëtarët e kanë zbuluar pse mjalti është antibiotiku më i mirë natyral. Kjo mrekulli e natyrës, është edhe më e fuqishmja se çdo antibiotik tjetër për shkak të vetive të tij antivirale, antifungale dhe antibakteriale.
Mjalti përmban ‘defensin-1’ një proteinë që prodhohet nga bletët që mund të veprojë si një agjent vrarës i mikrobeve. Kur konsumohet mjalti ka aftësi që të vrasë një numër të madh patogjenësh, përfshirë MRSA dhe disa bakterie të rrezikshme. Fuqia e mjaltit është te mënyra se si mund të luftojë ai shumë infeksione, duke e bërë shumë të vështirë që bakteriet të bëjnë rezistencë.
Doktoresha Susan M. Meschwitz, pretendon se mjalti mund të garantojë një efekt ‘osmotic’, që e ka origjinën te niveli i lartë i përqëndrimit të sheqerit në mjaltë. Biokimisti Peter Molan, që ka studiuar efektet e mjaltit si antibiotik natyral në 25 vjetët e karrierës së tij shpjegon se mjalti ka aftësinë për të vrarë edhe bakteret më rezistente.
Sipas Molan, mjalti mund të sigurojë efekte më të mira në trajtimin e plagëve, në krahasim me çdo produkt tjetër farmaceutik, dhe kjo është konfirmuar edhe nga provat klinike. Ekspertët rekomandojnë që gjithmonë të përdoret mjalti i papërpunuar, organik.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale