Pas shumë vitesh kërkimi, shkencëtarët nga Universiteti i Aberdinit në Skoci dolën në përfundimin se mund të shijojmë çokollatë çdo ditë.
Ky zakon, argumentojnë ata, jo vetëm që nuk është i dëmshëm për shëndetin tonë, por në fakt ka përfitime shumë të rëndësishme! Sipas të dhënave të publikuara nga shkencëtarët në revistën Heart, konsumi prej rreth 100 gr çokollatë çdo ditë, ul rrezikun e infarkteve në zemër.
Analiza tregoi se tek ata që hanë më shumë çokollatë, rreziku kardiovaskular zvogëlohet. Hulumtuesit thanë se “të dhënat e akumuluara tregojnë se konsumi i lartë i çokollatës lidhet me reduktimin e rrezikut kardiovaskular”. Kjo nuk vlen vetëm për çokollatën e zezë, por edhe lloje të tjera që konsiderohen më pak të shëndetshme, të tilla si çokollata me qumësht ose ajo me lajthi.
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...
“Shtëpia e tmerrit” në Spanjë – çifti mbajti të izoluar 3 fë...
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë
Autoritetet gjermane arrestojnë një 17-vjeçar të dyshuar për...
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...