Kafja është trajtim shumë më i mirë për dhimbjet kronike sesa ilaçet e përdorura pa recetën e mjekut. Ndjesia e lodhjes rrit në mënyrë drastike ndjeshmërinë ndaj dhimbjeve. Për të lehtësuar këtë ndjesi, shkencëtarët nga Spitali i Fëmijëve në Boston kryen një eksperiment tek minjtë, të cilët i ndanë në tre grupe. Njërit grup i dhanë ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve, grupit tjetër kafe dhe të fundit i lejuan të flenë më shumë.
Ata zbuluan se minjtë të cilët ishin më vigjilentë – pasi konsumuan kafeinë ose pas një gjumi të gjatë – kishin më pak dhimbje se ato që morën ilaçe.
Tek minjtë që konsumuan kafeinë, u vu re një rritje e dopaminës tek pjesa qendrore e trurit, që lehtësoi ndjesinë e dhimbjes.
Dr. Chloe Alexandre dhe bashkëpunëtori i saj, psikologu Alban Latremoliere, monitoruan minjtë me pajisjet EEG për rrahjet e zemrës.
Kur ishin të lodhur, rrahjet e zemrës fillonin të ngadalësoheshin, kështu dr. Alexandre dhe Latremoliere i shpërqendronin me anë të disa lodrave.
Kështu ata i mbajtën grupet me 6-12 minj zgjuar për më shumë se 12 orë gjatë një sesioni, ose 6 orë për 5 ditë rresht, duke monitoruar hormonet e stresit dhe pagjumësisë (për t’u siguruar që nuk janë të stresuar) dhe i testuan edhe për dhimbjet gjatë kësaj kohe.
Ndjeshmëria e dhimbjes u mat duke i ekspozuar minjtë ndaj masave të kontrolluara të nxehtësisë, ftohjes, tensionit ose kapsaicinës (një përbërës tek specat e kuq djegës).
Gjatë studimit ata vunë re se ndryshe nga ilaçet, kafeina bllokoi me sukses hipersensivitetin e dhimbjes të shkaktuar si nga humbja akute e gjumit ashtu edhe kronike.
Në fund shkencëtarët dolën në përfundimin se në vend që të përdorin vetëm ilaçe, pacientët me dhimbje kronike mund të përfitojnë edhe nga një gjumë i rehatshëm gjatë natës dhe konsumimi i kafeinës kur ndihen të lodhur.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit