Tregimi që deri me tani keni dëgjuar se njerëzit beqarë janë të vetmuar dhe të pakënaqur dhe nuk do të jenë të plotësuar deri sa të gjejnë një partner, nuk del të jetë i saktë.
Një studim i fundit nxjerr anët pozitive të të qenit beqarë, transmeton portali arbresh.info
Studimi i kryer nga Happify, njerëzit beqarë mund të kenë disa përfitime emocione dhe shëndetësore. Studiuesit kanë theksuar se ata kanë më shumë gjasa që të jenë të lumtur duke jetuar me prindërit dhe duke pasur më shumë kohë që të kalojnë me miqtë.
Gjithashtu, ata janë më të gatshëm që të ofrojnë ndihmë, pa pritur që e njejta gjë tu kthehet.
Studiuesit kanë gjetur se njerëzit beqarë kanë më shumë gjasa që të kenë një mik të ngushtë, pasi rreth 15% e burrave të martuar kanë deklaruar se nuk kanë mik të ngushtë.
Edhe pse studimi ndryshon nga gjendja e personit në person, anketa ka pasur për qëllim që të qartësojë që të qenit beqarë nuk është gjë e mjerueshme.
Përveç kësaj, shumë njerëz vendosin që për një apo për një tjetër arsye të rrinë beqarë./Arbresh.info
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...