Shumë institucionet shëndetësore në vend punojnë pa protokolle mjekësore, derisa disa prej tyre shfrytëzojnë ato të shoqatave evropiane, raporton KTV.
E pikërisht mungesa e tyre është burimi i keqpërdorimeve me barna e me material shpenzues, pasi ato do të rregullonin llojin dhe sasinë e barit që do të përdoret.
Disa klinika të QKUK-së kanë bërë një zgjidhje të përkohshme, për të cilën duhet të marrin miratim nga institucioni më i lartë i shëndetësisë.
Ngjashëm kishin vepruar edhe një grup tjetër i punëtorëve shëndetësorë nga spitalet rajonale, por nuk arritën qëllimin.
Faik Hoti, zëdhënës i MSH-së, ka pranuar se krijimi i protokolleve është urgjencë, por thotë se ekipet e krijuara janë duke e bërë punën e tyre që t’i hartojnë sa më parë ato dokumente.
Ndërkaq mos unifikimi i këtyre dokumenteve me rëndësi ka mundësuar përshkrimin e barnave në mënyrë të ndryshme, varësisht nga dëshira e profesionistëve shëndetësorë.
Javë më parë KTV-ja ka raportuar se një lloj bari që përdoret në sasi prej 2000 copë në spitalin e Gjilanit, në spitalin rajonal të Vushtrrisë nuk përdoret fare.
Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjisl...
Sulmohet arbitri që i bëri propozimin e martesës të dashurit...
Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...
Kosova e gatshme për kontribut në misionin ndërkombëtar në G...
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...